Gjici: Jam shumë i kënaqur, tashmë e kemi kaluar tunelin

0
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ishte me të drejtë i lumtur pas barazimit ndaj Partizanit, edhe pse e pranon se nuk ka mbaruar asgjë. Duke folur për SuperSport, ai nuk ka harruar të thumbojë Partizanin, për gjyqtarin e huaj.

“Jam shumë i kënaqur, e kishim diskutuar me trajnerin Gjoka dhe dy rezultatet na vlenin. Mund të fitonim, por bëmë një gabim në qendër të mbrojtjes dhe shënuam autogol.

“Megjithatë, nuk ka mbaruar asgjë, kemi 4 ndeshje shumë të vështira, sidomos me Flamurtarin dhe Skënderbeun, pa harruar dy ndeshjet e tjera, finale të vërteta. E kemi kaluar tunelin, jemi duke e dërguar titullin në Kukës.

“Gjyqtari i huaj? Më mirë që ishte i huaj, na shërbeu ne për mirë, sepse një gjyqtarë shqiptar do na jepte ndonjë penallti kundër”,-mbylli prononcimin e tij, presidenti i Kukësit, Safet Gjici. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.