Gjici nuk stepet: Japim gjithçka për të kaluar turin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjiciPresidenti Safet Gjici ka folur për sajtin e klubit në lidhje me kualfikimin me Rudarin në Mal të Zi, por edhe me ndeshjen e ardhshme kundër Austrisë së Vjenës. Numri një i klubit është padyshim një ndër njerëzit me më shumë meritë në këtë sukses të Kukësit  ndër vite. Ai qëndron me këmbë në tokë dhe shpreh besimin e plotë te futbollistët e tij edhe për ndeshjen e turit të dytë të Europa League.

Kualifikimi – “Besoja se do të kualifikoheshim. Nuk e kam humbur për asnjë moment besimin, pasi e dija se kishim forcë të kthenimin gjithçka në favorin tonë. E kemi bërë vjet, e bëmë edhe sivjet. Tani të mendojmë për ndeshjen e radhës”.

Emocionet – “Jemi njerëz nga gjaku dhe mishi. Kam përjetuar emocione shumë të forta dhe nuk mund të shpreh sa jam lumturuar kur shënoi Guri. Në radhë të parë jam tifoz dhe e dashuroj klubin si kuksian dhe më pas jam president”.

Austria e Vjenës – “Kemi një ndeshje të vështirë përpara dhe natyrisht që e dime dhe e respektojmë forcën e kundërshtarit, por nuk stepemi para askujt. Jemi Kukësi dhe në çdo ndeshje kemi objektiv vetëm fitoren. I dime edhe mundësitë tona reale, por do të provojmë gjithçka për gjithçka”.

Ekipi – “Djemtë bënë një ndeshje të mire. Së bashku me stafin teknik kanë punuar fort dhe më vjen mire që të gjitha hallkat e klubit po funksionojnë më së miri. Kemi një plan konkret dhe po punojmë që ta dërgojmë përpara”.

Tifozët – “I falenderoj edhe tifozët e mrekullueshëm kuksianë që i qëndruan afër ekipit edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme në Malin e Zi. Suksesi  është i përbashkët dhe i ftoj të qendrojnë afër ekipit”.

/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.