Gjici prononcohet në lidhje me klubin e Elbasanit

0
SHPËRNDAJE

Safet Gjici
Safet Gjici

Presidenti i F.K. Kukësit, Safet Gjici, ka folur në lidhje me zërat e shpërndara në media që e lidhin me një afrim të tij me ekipin e Elbasanit. Numri një i verilindorëve ka hedhur poshtë këto lajme dhe në një prononcim për sajtin e klubit tregon edhe planet e tij për të ardhmen.

“Kam lexuar dhe dëgjuar lajme që më lidhin mua me ekipin e Elbasanit dhe mundësisë për t’u bërë president i këtij klubi. Dua t’i them të gjithë kuksianëve dhe tifozerisë së klubit, por edhe të gjithë opinionit sportdashës se fokusi im është vetëm F.K. Kukësi. Zërat që më lidhin me një afrim të mundshëm me ekipin e Elbasanit janë të pavërteta.

Unë jam duke investuar te F.K. Kukësi dhe do vazhdoj të jem në krye të këtij klubi për të arritur sa më shumë suksese. Për momentin jam me pushime dhe nuk e di se si mund të nxirren lajme të tilla të pavërteta, por e përsëris që jam i fokusuar vetëm te skuadra e F.K. Kukësit. Elbasanit i uroj suksese si një skuadër me traditë, por përveç urimeve të sinqerta nuk më lidh asgjë tjetër me këtë klub” ,  – shprehet presidenti Safet Gjici       /fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.