Gjici: Qëndroj tek Kukësi nëse kualifikohemi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Klubi i Kukësit është njohur sot me vendimin e Komisionit të disiplinës në UEFA për ndeshjen e ndërprerë ndaj Legias në minutën 52’ në “Qemal Stafa”.
Verilindorët janë ndëshkuar me me humbje në tavolinë 3-0; është gjobitur me 70 mijë euro dhe dy ndeshjet e ardhshme europiane do t’i luajë pa tifozë
image
Menjëherë pas vendimit, presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka bërë të ditur se mund të largohet nga skuadra në rast se nuk kualifikohen në raundin tjetër.
“Siç e dini, jam ende president i klubit të Kukësit dhe s’kam marrë ndonjë vendim. Sot (e martë) kam mbledhur ekipin dhe u kam thënë se, nëse nuk kualifikohen në Varshavë, unë do të rishoh pozicionin tim për të vazhduar më tej ose jo investimin tim tek ekipi. Na e ndërprenë ëndrrën në mes. Faktin se kush e ndërpreu duhet ta zgjidhim duke e diskutuar, por ata që e ndërprenë ëndrrën për në grupet e Europa League, nuk e meritojnë që unë të vazhdoj të investoj për ta. Qofshin tifozë, sigurisht jo të gjithë por ata pak që i bëjnë të tilla gjëra”, u shpreh presidenti i klubit verilindor, Safet Gjici.
Përsa i përket çështjes së Vllaznisë, Gjici theksoi që është i gatshëm të bisedojë me drejtuesit e klubit shkodran.

“Unë jam si puna e lojtarëve në treg, pavarësisht se kam rolin e presidentit. Kush më kërkon, nëse do të jem i lirë nga Kukësi, unë ulem e bisedoj. Unë nuk e kam kërkuar klubin e Vllaznisë, por e vlerësoj si një ekip me emër shumë të madh dhe që i ka dhënë shumë futbollit shqiptar, e vlerësoj si djepin e futbollit, por vlerësoj edhe tifozët të cilët u shprehën të gatshëm të vinin deri në Lezhë e të më merrnin në krah për të më çuar deri në Shkodër. Ata nuk kanë pse ta bëjnë këtë gjë, sepse unë shkoj vetë. Kështu që unë jam thjesht një ‘lojtar’ në treg. Edhe Lushnja më ka kërkuar, por nëse Bashkia e Shkodrës më kërkon të ulemi në bisedime, jam i gatshëm”, vijoi më tej deklaratën Safet Gjici. /Panorama Sport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.