Gjici, takim dhe batuta me futbollistët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjici2Kukësi luan të mërkurën ndaj Austrisë së Vienës, ndërkohë që skuadra verilindore vijon me përgatitjet të cilat sot janë shvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

“Skuadra e Kukësit nuk ndalet në përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë së Vjenës. Stafi teknik dhe futbollistët po përgatiten për sfidën e turit të dytë eliminator të Europa League. Seanca e radhës stërvitore ka qenë në stadiumin “Selman Stërmasi”. Ekipi ka nisur përgatitjet në orën 18:30. Të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët”, lajmëron klubi kuksian me anë të faqes zyrtare.

Me tej ata shkruajnë edhe për takimin që presidenti Gjici i bëri skudrës dhe për frymën pozitivë që mbizotëron në grup.

“Një surprizë e bukur ka qenë edhe prezenca e presidentit Safet Gjici në fillim të përgatitjeve. Numri një i klubit ka shkëmbyer batuta me futbollistët në një atmosferë mjaft pozitive. Besimi për kalimin e turit është rritur ndjeshëm dhe kushtet që po stërvitet ekipi janë mjaft komode”.

gjici takon lojtaret

S'KA KOMENTE

Comments are closed.