Gjici: Të jemi të bashkuar!

0
SHPËRNDAJE

gjiciPresidenti i F.K. Kukësit, Safet Gjici, ka qenë i pranishëmnë mbledhjen e sotme ku ka prezantuar stafin teknik dhe lojtarët me njëri-tjetrin. Numri një i klubit ka marrë fjalën dhe ka inkurajuar lojtarët për fillimin e punës.

“Në radhë të parë na shkoftë mbarë puna e këtij sezoni. Jam i sigurt se do të shkojmë larg dhe do të arrijmë objektivat e vendosura. I gjithë grupi që është këtu është pothuajse i plot, por mund të ketë edhe afrime të tjera, sigurisht lojtarë me peshë dhe që bëjnë diferencën. Këtë sezon objektivat i kemi të qarta, pasi duam titullin kampion. Kemi provuar shijen e Kupës së Republikës dhe avancimet në Europa League. Këtë edicion, primar kemi kampionatin, pa harruar edhe SuperKupën që është trofeu i parë sezonal për ne. Vlerësone grupin, pasi është shumë i rëndësishëm. Unë jam partizan i grupit dhe harmonisë. Jam i sigurt se nëse punojmë si një “firzamonikë” ku secili repart ndihmon tjetrin dhe anasjelltas do të shkojmë larg.

Trajneri Ernest Gjoka është profesionist dhe unë kam shumë besim te ai. Tekniku do të ketë mbështetjen time absolute ashtu si të gjithë ju. Kemi ndërtuar një strukturë të mirëfilltë dhe hallkat e klubit do të funksionojnë më së miri dhe e përsëris që do të jenë në shërbimin tuaj, por të gjithë duhet t’i respektojnë, pasi kemi një trajner dhe një drejtor të Përgjithshëm që i dinë detyrat e tyre dhe normalisht raportojnë edhe te unë.

Për të mos e zgjatur, ju uroj edhe njëherë suksese dhe do të kthehemi më të fortë se kurrë! Kam besim te ju dhe jam i sigurt se do të “luftojmë” si një trup i vetëm”, – u shpreh presidenti Safet Gjici/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.