Gjici vë veton. Dua të jemi kampion dimri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjici

Kukësi është duke kaluar një formë të shkëlqyer në kampionat, teksa mban me meritë vendin e parë në renditje.

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në marrjen e pushimeve dimërore, presidenti Safet Gjici ka bërë një kërkesë ndaj lojtarëve dhe stafit teknik që ai financon.

Sipas asaj që shkruan SuperSport, numri një i Kukësit kërkon që skuadra e tij të marrë pikët e plota në ndeshjet e mbetura deri në mbyllje të vitit.

Kukësi do të presë në “shtëpi” tre ndeshjet e këtij fundviti, ku do të përballet me Flamurtarin, Korabin dhe Skënderbeun. Ndeshja ndaj dibranëve edhe pse është në transfertë, do të luhet në “Zeqir Ymeri”.

Në mbledhjen e fundit të skuadrës, presidenti Gjici ka kërkuar që ekipi i tij të shpallet kampion i dimrit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.