Gjilani fiton derbin me Dritën, përleshen tifozët

0
SHPËRNDAJE

imageNuk ka shpëtuar pa incidente derbi i nxehtë i Kosovës midis Dritës dhe Gjilanit. Ndeshja u fituar nga ekipi i Gjilanit me rezultatin 3-0, ndërkohë që nuk munguan as përleshjet e tifozëve në këtë sfidë tepër delikate. Takimi u dominua krejtësisht nga ekipi i Gjilanit, gjë që e tregon edhe rezultati përfundimtar. Ajo që i’a prishi bukurinë kësaj ndeshje ishte pikërisht përleshja midis tifozërive. Të dy grupimet e ultrasve duket se e urrejnë shumë njëri-tjetrin për faktin se duan të jenë ata që “komandojnë” qytetin. Sjellje të tila janë të patolerushme, teksa nuk shërbejnë për asgjë por vetëm për t’i humbur bukurinë kësaj loje magjike që quhet futboll.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.