Gjilani i pari, Kera në lot

0
SHPËRNDAJE

bahri

Vushtrria 0-1 Gjilani (65’ Shabani)

Vushtrria: Beqiri, Prishtina, Izmaku, Latifi, Halimi, Maxhuni, Traore, Prekopuca, Neziri, Zuqaku, Feka. Tr. R. Jetullahu

Gjilani: Kaqiu, Sackey, Arogo, Kastrati, Hasani, Kera, Shabani, Dautaj, Salihu, Rusi, Rexhepi. Tr. B. Sokoli

Gjilani arrin një fitore me shumë vlera në fushën e Vushtrrisë që e dërgon përkohësisht në krye të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë është e balancuar dhe të dy skuadrat kanë rastet e tyre por pa gjetur rrugën e rrjetës. Ndërkohë pasi kanë kaluar 15’ minuta nga fraksioni i dytë miqtë marrin frenat e lojës në dorë dhe pikërisht në të 65’ është Shabani që shënon. Egzon Shabani ndërmerr një incursion në zonë dhe aksionin e tij e finalizon me një parabël duke përfituar nga shkujdesja e gardianit, Beqiri.

Pas këtij moment ndeshja ‘’ndizet’’ dhe dy futbollist të Vushtrrisë lënë lojën për shkak ndëshkimi me karton të kuq. Kjo nxit edhe hyrjen e tifozëve në fushë që ndal përkohësisht edhe ndeshjen. Por në minutat e mbetura Vushtrria nuk e ndryshon dot fatin e sfidës dhe vazhdon të mbetet në një pozitë të vështirë në fund të kampionatit.

Por një nga momentet e kësaj sfide ishte momenti i zëvendësimit të Bahri Kerës në minutën e 82’. Futbollisti i Gjilanit që më parë ka mbajtur shiritin e kapitenit tek Vushtrria vërshëllehët nga tifozët vendas dhe ai del nga fusha në lot.

Por pas ndeshjes nga qyteti i tij i Vushtrrisë kanë ardhur reagime në favor të lojtarit.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.