Gjimshiti: Më vjen keq, ja çfarë bisedova me gjyqtarin Aytekin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

berat-gjimshitiBerat Gjimshiti, mbrojtësi i Shqipërisë, pas ndeshjes me Izraelin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se është shumë i mërzitur për këtë humbje dhe tregon atë çfarë bisedoi me gjyqtarin nga Gjermania, Aytekin.

“Së pari, dua të them që më vjen keq për atë që ndodhi, që nuk munda ta ndihmoj skuadrën për pjesën tjetër të lojës. Më vjen keq për tifozët.

Gjyqtarin Aytekin e pyeta pse dha penallti, por m’u përgjigj thjesht që kështu ishte rregullorja.

Unë isha në vrapim me sulmuesin dhe doja të mos e prekja, por vetëm të shihja ç’do të bënte. Ai e kërkoi kontaktin, u afrua dhe e futi këmbën te këmba ime”,-mbylli prononcimin e tij, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.