Gjini: Nesër hyrja e lirë, nuk do të ketë më shumë tifozë sesa sot

0
SHPËRNDAJE
Loading...

eduart-gjiniShefi i klubit të Tiranës, Eduart Gjini, pas 63 minutave lojë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, deklaroi se për takimin e nesërm, hyrja e tifozëve do të jetë falas.

“Në bashkëbisedim me presidentin Halili, u vendos që nesër të jetë hyrja e lirë. Gjithsecili do të ulet përsëri ku ka qenë sot. Thjesht do të kryhet kontrolli trupor nga Policia e Shtetit. Nuk ma do mendja se do të ketë më shumë tifozë, ne kemi edhe kamera në çdo derë. Nuk besoj se do të ketë thyerje të tilla të rregullores”.

“Përveç largimit ishte një defekt i madh që konstatuam me komunikimin me Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE. U bë një tentativë, por u stakuan përsëri, në momentin e dytë që u bëmë gati, u ndërprenë prapë. Në këto kushte, u mblodhëm të gjithë bashkë, edhe me Policinë dhe vendosëm që përfundimisht ndeshja të luhet nesër në orën 14:00”.

“Padiskutim që na duhet gjeneratori, në Europë nuk ka shanse të fillojë ndeshja pa një gjenerator”,-mbylli prononcimin e tij, shefi i klubit të Tiranës, Eduart Gjini. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.