Gjithçka gati për Kukësi-Teuta, “Zeqir Ymeri”, në kushte perfekte

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ditën e diel, në orën 14:00, në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Kukësit dhe Teutës. Klubi verilindor duke u nisur edhe nga problematika e dëborës që kishte mbuluar fushën e stadiumit ka ndërhyrë ditën e sotme duke bërë të mundur pastrimin e stadiumit “Zeqir Ymeri” dhe duke plotësuar të gjitha kushtet për ndeshjen e së dielës.

Shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, në një prononcim për minuta90.com tregon edhe punën e bërë gjatë ditës së sotme.

“Kemi pasur vështirësi me dëborën dhe temperaturat e ulëta. Në kushte të tilla kemi ndërhyrë që sot për të shmangur problemet për të dielën që do të luajmë ndaj Teutës.

Do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe do të jemi në gatishmëri. Të dielën nuk do të mungojë asnjë detaj dhe stadiumi “Zeqir Ymeri” do të jetë në kushte fantastike”,-mbylli prononcimin e tij, shefi i klubit, Jonuz Hallaçi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.