Gjoba dhe pezullime, ja vendimet e Komisionit të Disiplinës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme teksa ka marrë disa vendime për javën që sapo lamë pas. Drejtuesit e këtij komisioni kanë dënuar vetëm një ekip nga Superiorja, që është ai i Bylisit, por këtë rradhë vetëm me një gjobë mininale. Ndërkohë lojtari i Tepelenës, Eduart Rustem i është dënuar me 12 muaj pezullim pasi goditi arbitrin. Ja vendimet nga Komisioni i Disiplinës:


 

1.KF “Bylis”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, duke hedhur sende brenda rrethimit te fushes se lojes, pa shkaktuar akte te dhunes ose nderprerje te lojes, denohet me 50.000 (pesedhjetemije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66 te KDS.

2.Zyrtari i KF “Kevitan”, Akin Benson, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 56/1.a te KDS.

3.Lojtari i KF “Tepelenes”, Eduard Rustemi, per sjellje te keqen ndaj zyrtarit te ndeshjes duke e goditur me shkelm, denohet 12 (dymbedhjete) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.b te KDS.

4.Lojtari i KF “Laci” U-19, Klejdi Jushi, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/1.a te KDS.

5.KS “Vlora” U-19, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Bylis” U-19, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

6.KF “Lushnja” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Butrinti” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

7.KS “Vlora” U-17, per mosparaqitje ne ndeshje me KF “Bylis” U-17, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, bazuar ne nenin 55 te KDS.

8.Lojtari i KF “Tirana” U-17, Shyqyri Xhepa, per provokim te publikut, denohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 53 te KDS.

9.KF “Sopoti B”, per aktivizim te lojtarit Uerd Poci, qe nuk kishte te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Skenderbeu B” si dhe heqjen e 3(tre) pikeve nga klasifikimi , bazuar ne nenin 54 te KDS.

10.KF “Internacional”, per aktivizim te lojtareve qe nuk kishin te drejte te luante, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Kukesi” si dhe heqjen e 3 (tre) pikeve nga klasifikimi , bazuar ne nenin 54 te KDS.

11.Zyrtari i KF “Kamza” U-17 , Artur Beqira, per sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.a te KDS.

12.Lojtari i KF “Kamza” U-17,Leon Toshi, per dhune ndaj lojtarit kundershtar, denohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 48/1.e te KDS.

13.Zyrtari i KF “Kamza” U-17, Gezim Doda, per dhune dhe nxitje te akteve te dhunes ndaj zyrtareve te ndeshjes, denohet me 36 (tridhjetegjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 49/2.b te KDS.

14.KF “Kamza” U-17, per hyrje te personave ne fushen e lojes duke shkaktuar akte dhune me pasoje nderprejen e lojes, humbet ndeshjen ne tavoline me rezultatin 3 me 0, denimin e fushes me 6 (gjashte) ndeshje pa spektator si dhe zhvillimin e ndeshjes ne fushe asnjanes, bazuar ne nenin 65/2.b dhe 65/3 te KDS.

15. Kerkesa e KF “Sopoti ”, do te shqyrtohet pasi te administrohen aktet perkatese te marra nga autoritet ne lidhje me kallezimin e bere nga KF “Sopoti”.
Kunder vendimit mund te behet ankim brenda 3 (tre) diteve ne Komisionin e Apelit.

Komisioni i Disiplines

Kryetar               Anetar                          Anetar
Eno Bushi         Adriatik Brace               Mimoza Odhisea

S'KA KOMENTE

Comments are closed.