Gjoba në Gjirokastër, kërkohen 3 pikë ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Barazimi në shtëpi me Laçin ka “djegur” në Gjirokastër, jo vetëm prej rezultatit, por edhe prej lojës që është konsideruar e dobët nga drejtuesit e bluzinjve.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, të gjithë lojtarët janë gjobitur, ndërkohë që është vënë si ultimatum fitorja me Vllazninë të shtunën.

Shkëputja nga rivalët për mbijetesë është objektivi kryesor i Luftëtarit, që ka 8 pikë diferencë me Flamurtarin e vendit të parafundit dhe shtatë pikë me Laçin e vendit të tetë, por edhe mbajtja e vendit të katërt në anën tjetër është një objektiv i “fshehur” për të mos vënë nën presion lojtarët.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.