Gjoka: Do e mbyllim çështjene titullit që të shtunën

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Skuadra e Kukësit ka udhëtuar drejt qytetit verilindor, aty ku do përgatisë prej ditës sotshme ndeshjen me Skënderbeun.

Trajneri Ernest Gjoka, në një prononcim të dhënë në “Supersport” shprehet se ekipi i tij kërkon ta mbyllë çështje e titullit të shtunën.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme, ndeshja që na siguron titullin kampion. Luajmë përballë një rivali të fortë, kampionit në fuqi, për ne ka vlera psikologjike, ka vlera historike, ka vlera që Kukësi të mbyllë me sukses këtë vit të jashtëzakonshëm”.

“Ne kemi futbollistë me eksperiencë dhe kam besim të patundur për ta, se do të jenë akoma më vendimtarë në këtë ndeshje, pasi e dinë historinë e saj”.

“Të tria skuadrat janë me meritë aty ku janë, janë të tria dinjitoze dhe të denja për titullin. Akoma s’ka mbaruara asgjë, pasi matematika mban në lojë edhe Partizanin. Skënderbeu është kampion, një skuadër e vështirë për t’u mundur, por nëse do titullin duhet t’i mundësh”.

“E rëndësishme është të ketë personalitet gjyqtari dhe të ketë kualitet për të mbajtur ndeshjen. Për mua, i huaj apo jo, nuk ka rëndësi, pasi vendimet i merr federata dhe ne duhet t’i respektojmë”.

“Është një ndeshje e hapur që i ka të tria rezultatet. Jemi të favorizuar, pasi luajmë në fushën tonë. Jemi të favorizuar, pasi jemi të uritur dhe mezi po e presim, ndaj dhe duam ta mbyllim që këtë javë çështjen e titullit”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.