Gjoka: Dua titullin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

gjokaTrajneri i ri F.K. Kukësit, Ernest Gjoka, është prezantuar gjatë ditës së sotme në zyrat e klubit. Drejtori Dritan Dervishi dhe Menaxheri Naim Halili kanë qenë në prezantim.

I pari fjalën e mori drejtori Dritan Dervishi. “Së pari falenderojmë trajnerin Hasan Lika për punën e bërë me skuadrën tonë dhe kalimin e turit. I urojmë suksese të mëtejshme. Jemi sot për të prezantuar trajnerin e ri Ernest Gjoka që e falenderojmë për pranimin e ftesë për t’u bërë pjesë e F.K. Kukësit. I  urojmë suksese”.

Fjalën më pas e mori trajnerin Ernest Gjoka. “Jam shumë i gëzuar që i jam bashkuar Kukësit për një projekt ambicioz. Skuadra verilindore është tashmë një realitet i futbollit shqiptar dhe lufton gjithmonë për titullin kampion, për këtë qëllim jam afruar edhe unë në ekip. Do të bëjmë një ekip të denjë dhe të mund të sjellim titullin në Kukës. E kam ndjekur punën e bërë dhe i njoh lojtarët. Kemi një skuadër me elemente cilësorë dhe besoj se me afrimet e duhura do të bëjmë mjaft mirë në merkato. Do të punojmë fort. Mua më bindi projekti i klubit dhe fakti se të gjithë ne mundohemi që të bëjmë më të mirën për skuadrën. Kam gjetur një frymë pozitive në skuadër”.

/fk-kukesi.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.