Gjoka: Duhej të fitonim, pasi rastet i patëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ernest-gjokaTrajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi kundër Tiranës, duke pasur edhe kontestime për golat e anuluar, por nga ana tjetër e pranon se në pjesën e parë skuadra luajti keq.

“Mendoj se duhej të fitonim, rastet i patëm, jam kurioz të shoh edhe golat e anuluar, por gjithsesi ishte një ndeshje e fortë dhe barazimi është normal.

“Goli i anuluar i mbrojtësit Shameti? Në fakt nuk pashë ndonjë shtyrje ndaj portierit Ilion Lika. Goli i anuluar Pejiç? Mua më duket pozicion i rregullt, është në vijë të drejtë me mbrojtësin Teqja.

“Mendoj se për të fituar titullin, duhen fituar ndeshjet me rivalët direktë. Sot nuk ia dolëm mbanë, Tirana luajti shumë mirë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, bëmë presion dhe krijuam raste, duke bërë edhe disa ndryshime taktike gjatë ndeshjes. Megjithatë, futbolli i tillë është, nuk mund të fitosh gjithmonë.

“Merkatoja dimërore? Në fakt, që skuadra të bëhet më cilësorë duhen lojtarë më cilësorë. Gjithsesi, deri në janar do të shohim skuadrën aktuale, si do të ecë, sepse duhet parë nëse do të kemi defekte apo lojtarët aktualë mjaftojnë. Tirana bëri shumë qarkullim topi, por nuk ka vuri në vështirësi, ndërsa në pjesën e dytë bëmë ndërrime, duke përmirësuar lojën, por nuk ia dolëm”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.