Gjoka: Duhet qetësi në situata të vështira, nuk na intereson shumë sa del Partizani-Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, duke folur për SuperSport pas fitores ndaj Luftëtarit, u kënaqet 3 pikëve dhe vlerëson paraqitjen e skuadrës së tij ndaj një rivali që luan shumë bukur, si Luftëtari.

“Janë ndeshje ku kërkohet maksimumi dhe duhet qetësi për të menaxhuar këto situata të vështira. Luftëtari na vendosi në vështirësi dhe bëri gjithçka për të marrë pikë, por ia dolëm, ndaj një rivali shumë simpatik.

“Largimi i mesufshorit Hasani, mos ndoshta është një gabim? Natyrisht, duhej më shumë ekuilibër në mesin e fushës, ku shpesh ishim në inferioritet. Për mesfushorin Hasani, nuk jam dot përgjigje unë, është çështje mes presidentit Gjici dhe lojtarit, unë flas për çështjet e fushës.

“Çfarë ka plus Kukësi, që e bën kaq të fortë dhe ende të pathyeshëm? Nuk e di, ndoshta disa gjëra janë bashkuar këtë vit dhe çdo lojtar ka gjetur vendin e vet në skuadër. Janë disa elementë që bëjnë të kemi këtë avantazh.

“Sfida mes Partizanit dhe Skënderbeut? Të shohim, tani jemi pak më të qetë, sepse fituam edhe një ndeshje, ndërsa nuk na intereson shumë sa del ndeshja e darkës”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU