Gjoka : E dija që nuk do ishte ndeshje e lehtë

0
SHPËRNDAJE

Kukësi ishte pranë fitores ndaj Luftëtarit, por u barazua në fund të ndeshjes. Pikërisht për këtë gjë trajneri Gjoka u duk i mërzitur pas ndeshjes, ku për SuperSport u shpreh:

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, e kishim parashikuar që do vuanim me një skuadër simpatike si Luftëtari.”

“Ishim shumë pranë fitores, por u penalizuam në fundin e ndeshjen nga një gol shumë i bukur. Kemi përfunduar gjysmën e rrugës, tani duhet të mendojmë për pjesën tjetër të kampionatit.”

“Nuk jam i kënaqur, kishim mundësi të merrnim tre pikët në një fushë shumë të vështirë. Kur je në avantazh deri në fund, duhet të dish ta menaxhosh situatën. Nuk pashë ndonjë dominim nga Luftëtari.”

“Jemi në vend të parë, ndaj gjërat po funksionojnë mirë, për meritë të grupit aktual. Nëse vjen ndonjë lojtar më cilësor se këta, do të jetë kënaqësi.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.