Gjoka: Gjynah për djemtë që dhanë gjithçka në fushë, duhet të tregoheshim cinikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka u duk tepër i mërzitur pas eliminimit të pamerituar të skuadrës verilindore ndaj skuadrës moldave të Sherif. Për teknikun e skuadrës kampione ishte thjesht çështje fati dhe ata e nuk merituan skualifikimin nga Liga e Kampionëve.

“Nuk e di, gjynah për djemtë që dhanë gjithçka në fushë, por duhet të pranojmë verdiktet e lojës. Ka momente kur t’i merr frymëmarrje dhe Sherifi na mori lojën, duhet të tregoheshim më cinikë. Shënuam dy herë, humbëm penallti, bëmë edhe dy shtylla, thjesht pa fat”.

“Edhe po të bënim një ndërrim tjetër, e njëjta gjë. Nuk është çështje ndërrimesh por çështje fati.”

“Nuk është koha për të bërë analizën e futjes së mesfushorit Nassar. Do flasim në të ardhme për këtë gjë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.