Gjoka: Hap fals shumë i madh, nuk patëm qetësi para portës

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, e ka cilësuar një hap fals shumë të madh atë që ka bërë Kukësi sot në fushën e vet përballë Vllaznisë, ku i dorëzoi kreun e renditjes Partizanit. Megjithatë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, ai premtoi se ekipi i tij nuk do të dorëzohej deri në fund.

“Sigurisht është një hap fals shumë i madh, por u munduam t’i bënim të gjitha gjërat sot por nuk patëm qetësi para portës. Ndërkohë që lufta është e hapur dhe do të jemi pjesë deri në fund”.

“Ne pak apo shumë këtë lojë kemi kërkuar gjithë kohën, kemi kërkuar gjithmonë të luajmë shpejt, të parët, të mbushim zonën me shumë sulmues. U munduam të bëmë gjithçka por nuk patëm fatin me ne. Në fund u detyrova të hidhja në fushë të gjithë sulmuesit që kisha në pankinë”.

“Nuk është çështje kundërshtarësh, e dimë që çdo ndeshje brenda duhet ta fitojmë që të kemi ecurinë që kërkohet. Nuk na takon të bëjmë hapa fals, por kështu është futbolli, nuk e zgjidhëm si donim”.

“Ne të gjithë në pankinë mendojmë se duhet të ishte penallti. Do ta shohim më vonë me kujdes që të mos flasim para kohë. Nëse është penallti pastaj, nuk e di…”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU