Gjoka: Isha në tension, ndaj Tiranës çdo gjë ishte e luftuar dhe e merituar

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka hedhur poshtë akuzat për marrëveshje mes verilindorëve dhe Tiranës. Në deklaratën e tij pas ndeshjes së sotme në prononcimin për SuperSport, Gjoka hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar fitoret ndaj bardhebluve si të merituara dhe ndeshjet të luftuara.

“Po sigurisht që isha në tension se nuk po dilnim ku duhet, nuk funksionuan mirë detyrat taktike sidomos në sulm. Pastaj ajo sjell stres. Stresi vjen që nga fusha në pankinë dhe me radhë. Janë ndeshje delikate që ne nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals më, si ai hapi fals që bëmë ndaj Vllaznisë”.

Absolutisht jo, mendoj që ka qenë çdo gjë e luftuar dhe e merituar. Kukësi po meriton atë që po jep në fushë, kur e kemi merituar e kemi marrë, kur nuk e kemi merituar, jo më larg se para dy javësh, nuk morëm tri pikët në fushën tonë”.

“Unë mendoj që duhet të shihni në vazhdimësi se si ka ardhur Tirana deri te ne, nëse ka bërë mirë gjatë kësaj kohe dhe te ne nuk dha maksimumin. Ndërkohë që kur Tirana vuan prej kaq javësh dhe ne kërkojmë prej kaq javësh të jemi në vendin e parë në klasifikim… Tirana bëri maksimumin e saj, u mundua të bënte sidomos në pjesën e parë, në të dytën diferencat i bënë lojtarët tanë si Emini apo Pejiç”.

“Unë nuk arrij ta kuptoj. Nuk do të thotë se meqë duam të jemi kampionë të Shqipërisë duhet të shënojmë që në minutën e parë. Rrjedha e lojës është e ndryshme, ti të kërkosh golin, Tirana kërkon të mbrohet dhe kërkon gol. Rastet i patëm dhe nuk ditëm t’i zgjidhim, e rëndësishme është që skuadra e zgjidhi situatën kur duhej me lojtarët kryesorë. Prandaj futbolli është i bukur, të ishte ashtu do luhej vetëm 20 minutat e para të ndeshjeve brenda fushe pastaj të tjerat të mos i luanim”.

“Prandaj ndryshuam lojtarë që kishim vendosur në krah për t’i dhënë frymëmarrje, ndryshuam, gjetëm golin dhe gjërat erdhën rrjedhshëm. Në futboll është e rëndësishme që në momentin e duhur të marrësh maksimumin, se kur e merr, në minutën e parë, të dytë, apo të 94-t, e rëndësishme është të marrësh maksimumin”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.