Gjoka: Ishte ndeshja më e vështirë e mundshme, kam pasur shumë tension

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin e tij për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se ishte ndeshja më e vështirë e mundshme, ndërsa theksoi se ai ka pasur një tension të jashtëzakonshëm.

“Ishte ndeshja më e vështirë e mundshme për mua, kam pasur tension të jashtëzakonshëm për 90 minuta, sepse kemi luajtur keq e kemi gabuar pa fund. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, por vuajtëm shumë.

“Tirana lëshoi? Refuzoj t’i komentoj gjëra të tilla, është ofenduese të aludohet kështu. Ne kemi vuajtur deri në fund, kemi qenë nën tension të paparë dhe jemi me fat që fituam në fund, ndërsa tani flitet kështu”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.