Gjoka: Ishte një ndeshje e vështirë, por ishim shumë të kujdesshëm

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e vështirë, por verilindorët u treguan shumë të kujdesshëm.

“Kemi bërë një ndeshje të vështirë në shtëpi kundër Teutës por “Djemtë e Detit” janë më të fortë në disa takime dhe këto ndeshjet duan përqendrim maksimal. Pas përfundimit të pjesës së parë, ne duhet të ruanim qetësinë dhe të administronim rezultatin pasi Teuta nuk kishte çfarë të humbte por gjithsesi ne kemi gabuar te pasimi i fundit dhe nuk kemi shënuar gol tjetër”.

“Në kampionatin tonë nuk ka asnjëherë siguri për fitoren duhet të jesh shumë i kujdesshëm sepse është kampionat i fortë dhe i egër sidomos në shtëpi duhet të jesh akoma më i kujdesshëm. Spektakël në një kampionat që duhen pikë mendoj se duhen vetëm pikët”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.