Gjoka: Jam i kënaqur me barazimin, duhej të mos dilnim pa pikë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ernest-gjokaTrajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ernest Gjoka, e cilësoi si pozitiv avantazhin e krijuar kundrejt të kuqve dhe thekson se këtë epërsi synon ta ketë me të gjithë kundërshtarët për titull.

“Sigurisht që jam i kënaqur me barazimin përballë një kundërshtari direkt. Nuk duhet t’ia bëjmë qejfin vetes e as të gënjejmë. Në dy ndeshje i kemi marrë katër pikë Partizanit dhe ky është avantazh për ne. Këtë avantazh duam ta kemi me të gjithë rivalët. Në ndeshje të tilla është e rëndësishme të mos dalësh pa pikë”.

“Ndërrimet? Nuk ishte pakënaqësi për lojtarë të veçantë, por në ndeshje të caktuara ka momente ku futbollistët nuk janë në vendin dhe kohën e duhur. Emini nuk po e kapte situatën dhe markimi ndaj tij ishte më i egër, kështu që mendova ta ndërroj me Rangel. Ky është më fizik dhe më agresiv në marrjen e topit të parë. Kurse Carioca ishte ndërrim taktik. Në pjesën e parë nuk ishte aty ku duhet, kurse në të dytën e rriti lojën”.

“Ndeshja? Partizani na e mori lojën në fillim dhe u detyruam të kishim më shumë ekuilibër taktik me rreshtimin 4-4-1-1. E kishim menduar ndryshe ndeshjen, duke synuar ta kapnim në befasi kundërshtarin. Megjithatë them se është pozitive që kemi disa mundësi taktike të cilat mund t’i përdorim gjatë ndeshjes”.

“Taktika? Situatat e lojës na detyruan të mbroheshim me nëntë lojtarë në momente të caktuara, ndaj dukej sikur Pejiç ishte i larguar. Por nuk ishte më shumë se 30 metra i larguar nga skuadra. Mendoj se kemi bërë përmirësime, por duhet akoma punë për të arritur përsosmërinë. Duhen mijëra orë pune për të ndërtuar një ekip futbolli, sidomos disiplinën taktike, si në sulm edhe në mbrojtje”.

“Gjyqtari Jemini? Mendoj se gjyqtari Jemini ka qenë korrekt. Ishte një ndeshje me përgjegjësi të madhe, si fizikisht edhe taktikisht. Në një moment ishim ne që krijonim momente, në momentin tjetër Partizani. Mendoj se ka bërë detyrën dhe nëse të gjithë do ta bëjmë këtë, atëherë çdo gjë shkon mbarë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.