Gjoka kërkon të “shkatërrojë” Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE

 

Bruno Telushi ne duel me Karapicin
Bruno Telushi ne duel me Karapicin

Skuadra e Kukësit sipas Panorama Sport po interesohet për kapitenin e vlonjatëve Bruno Telushi. Trajneri i ri në stolin e kuksianëve e njeh mirë lojtarin, e ka pasur më parë në drejtimin e tij në kohën e Flamurtarit. Por nëse lajmi është i vërtetë duket e cuditshme se si ky futbollist kontaktohet si “mall pa pronar” nga klubet e tjera. Më parë edhe Partizani ka patur interesim për të.

gjokaTrajneri Ernest Gjoka vitin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Flamurtarit. Ai i njeh mjaft mirë armët e forta të kësaj skuadre, e duket se kërkon t’ja marrë në rradhët e Kukësit për të përforcuar skuadrën e tij.

Ndërkohë që Kukësi kontakton lojtar nën kontrat si Telushi, kur një futbollist i tij kërkon të largohet si braziliani Karioka, klubi di të mbroj shumë mirë vetveten duke i vendosur edhe cmim lojtarit për 50 mijë euro. Por lind pyetja: A e dinë kuksianët se edhe Telushi ka një cmim për tu larguar dhe s’mund ta marrin atë gratis?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.