Gjoka: Këto lloj ndeshjesh duhet patjetër t’i kalosh me sukses, më vjen shumë keq, që nuk ia dolëm dot

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, theksoi se këto lloj ndeshjesh duhet patjetër t’i kalosh me sukses, ndërsa shprehu keqardhjen që nuk ia doli dot.

Keqardhje? “Sigurisht, këto lloj ndeshjesh duhet patjetër t’i kalosh me sukses, së pari për të mbajtur larg rivalët dhe së dyti për të mposhtur rivalë të tillë, shumë të vështirë. Më vjen shumë keq, por nuk ia dolëm dot.”

“Në një garë të tillë, kaq të ashpër, fakti që nuk po pësojmë humbje e ndihmon moralisht skuadrën. Thjesht na duhet pak më shumë qetësi, po të ishim pak më të qetë, sot mund të fitonim.”

“E kërkuam ndryshe fitoren sot, dhamë detyra taktike ndryshe, duhej të bënim një balancim të mirë mes fazës së sulmit dhe asaj të mbrojtjes, sepse kundërsulmi i Laçit është shumë i rrezikshëm.

Barazimi? “Po më shijon gjithë sezoni, jo vetëm ky barazim. Jam i kënaqur, sepse vazhdojmë të jemi të pathyeshëm, që për mua është shumë e rëndësishme.”

“Të luajturit me 3 sulmues nuk ishte aventurë, por patëm edhe dëmtime gjatë ndeshjes. Në 30 minutat e fundit ndeshjet bëhet të vështira, por kalohen me presing total dhe me sulm ndaj kundërshtarit, gjë që e bëmë.”

Skënderbeu u afrua? “E pashë me kënaqësi ndeshjen e Skënderbeut ndaj Luftëtarit, është ekipi më i mirë në Shqipëri, vazhdon të prodhojë futboll, ndërsa ne synojmë të bëhemi më të mirët në Shqipëri.”

A jam më i qetë pas këtij takimi? “Jo, dhe po mundohem të jem i kujdesshëm në deklarata, sepse kohët e fundit po keqkuptohen fjalët e mia.”

Gjyqtari Eldorjan Hamiti? “Ndeshje shumë e vështirë për të, ishte një sfidë ku të dyja palët kërkonin fitoren dhe nuk ishte e lehtë.”

Derbi Partizani-Tirana? “Do ta shoh, por ndoshta në shtëpi, duke u qetësuar me familjen, edhe pse duhej të isha në stadiumin “Selman Stërmasi””,-mbylli prononcimin e tij, trajnerin i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.