Gjoka: Me këtë kalendar do të kapim kreun

0
SHPËRNDAJE

14917186_904083379722756_4595291126601443966_o

Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka, para ndeshjes me Vllazninë ka dalë në konferencë për shtyp ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

Gjoka ka folur për kalendarin, kundërshtarin e radhës Vllazninë, faktin që luajnë brenda dhe sulmuesit, që nuk janë të paktë te Kukësi.

Kalendari i favorshëm– “Mendoj se një lloj favorizimi e kemi, pasi po luajmë në fushën tonë. Kështu si po luhet Superliga shqiptare, të luash brenda është gjithmonë më e lehtë se jashtë fushe. Ne do të mundohemi që me sakrifica, besim dhe përgatitje intensive të marrim maksimumin në ndeshjet brenda përballë tifozëve tanë”.

Vllaznia– “Vllaznia është po e njëjta dhe ka elemente cilësorë brenda. Janë të kujdesshëm sidomos në prapavijë. I interpreton shumë mirë fazën mbrojtëse. Një skuadër është më e vështirë kur rri mbrapa se para. Gjithsesi, ekipi jonë mendoj se po rritet nga java në javë dhe po arrijmë aty ku ne duam si staf. Presim që në  këtë fazë të marrim maksimumin e atyre që kemi kërkuar si staf”.

Fitoret brenda fushe– “Do synojmë fitoren ndaj Vllaznisë, pasi e kërkojmë atë në çdo ndeshje që luajmë. Nuk ka rëndësi ku luajmë, pasi ne duam që të marrim maksimumin gjithmonë. Ne kemi objektiva, pasi duam të përfundojmë garën në krye të tabelës dhe të shkojmë më lart në Kupë”.

Sulmuesit– “Ne kemi sulmues shumë cilësorë dhe jemi me fat që i kemi në ekip. Do t’i marrim më të mirën atyre. Me Luftëtarin e zgjidhi Emini, në ndeshjet e tjera Pejiç. Do të vijë momenti i Gurit, por mos harroni se jemi një skuadër”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

4

S'KA KOMENTE

Comments are closed.