Gjoka: Momenti ynë, por u vumë në vështirësi. Mezani e ka me arbitrimin

0
SHPËRNDAJE

img_4414

Ernest Gjoka, Kukësi:

Objektivi i Kukësit ka qenë gjithnjë vendi i parë dhe po bëjmë punën, në një kampionat shumë të vështirë.”

“Pejiç luftoi shumë, por sot ishte i markuar mirë nga kundërshtari. Mungesa e golit të dytë na krijoi një farë presioni dhe kundërshtari na vuri në vështirësi në fundin e ndeshjes.”

“Futbolli është i tillë, duhet të shënosh golin e dytë, përndryshe vuan. Nuk duhet të harrojmë që kundërshtari ka shumë cilësi brenda, ndërsa ne gabuam në disa momente.”

“Mbrojtja ishte në lartësinë e duhur, jam i kënaqur, por mbrohet si skuadër, ndaj nuk duhet të veçoj vetëm mbrojtjen. Natyrisht, sot prapavija dhe portieri ishin në lartësinë e duhur.”

“E kam thënë edhe dje që nuk më interesojnë statistikat, por momenti. Mua më intereson të ruajë ritmin e duhur.”

img_4413

Gentjan Mezani, Flamurtari

Sot arbitri bëri punën e tij. Te momenti i golit gabuam në mbrojtje, por edhe arbitri dha një faull të paqenë. Nëse është vendosur që të dalë kampion Kukësi, le të dalë, nuk kemi ç’bëjmë, por më vjen shumë keq për arbitrimin.”

“Kukësi nuk ka nevojë për ndihma të tilla, arbitri kishte hyrë me mendimin për të ndihmuar Kukësin. Goli i ndeshjes erdhi pas një faulli në favorin tonë, që nuk u akordua, ndërsa ishim nën presion të vazhdueshëm gjatë gjithë pjesës së parë. Vuajtëm edhe për shkak të presionit të pritshëm të Kukësit, por nuk ishte e nevojshme që arbitri të vepronte ashtu.”

“Nuk ishte vetëm një rast, ishin shumë raste kundër Flamurtarit, faulle të vogla të padhëna për ne, ashtu si në fundin e takimit, kur iu dha një faull kundër Danilo Alveshit në fund, pa asnjë kuptim. Çdo ekip duhet t’i meritojë fitoret në fushë, jo të luhet 14 kundër 11.”

“Kemi ardhur me gjysmë skuadre në Kukës, me lojtarë të dëmtuar e të tjerë të sëmurë, që sakrifikuan, por nuk mund të tallen arbitrat kështu, duhen marrë masa. Futbolli nuk ka nevojë për të tilla skena.”

Burimi: Supersport

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.