Gjoka: na dënoi një episod. Kemi shanse në Elbasan

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kukësi / Trajneri Ernest Gjoka e vlerësoi pozitivisht paraqitjen e Kukësit në humbjen minimale 1-0 ndaj Sherif Tiraspolit.

Në një intervistë për mediat moldave Gjoka deklaroi se sfidën e vendosi një episod dhe skuadra verilindore i ka të gjitha shanset që të kualifikohet në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena”

Mendoj se kemi bërë një ndeshje pozitive, pavarësisht se përballë kishim një kundërshtar të fortë si Sherifi. Ndeshja u vendos vetëm nga një episod, por megjithatë ne kemi mundësitë tona në takimin e kthimit. Me meritë rezultati u ruajt deri në fund nga gjithë skuadra dhe sigurisht portieri bëri detyrën e tij. Ne kishim rastet tona për të shënuar në pjesën e parë, por nuk ia arritëm. Bëmë një gabim të vogël te penalltia dhe mendoj se kjo ishte ajo që na ndëshkoi”, deklaroi trajneri i Kukësit pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.