Gjoka: Ndeshje e vështirë, kënaqësi që jemi të parët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ernest-gjokaTrajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se kjo ndeshje ishte mjaft e vështirë dhe theksoi se është kënaqësi që ekipi i tij renditet në vendin e parë.

“Ndeshja? Vazhdoj të këmbëngul që Superiorja është shumë e fortë dhe nuk ka ndeshje të lehta. Pavarësisht se fituam dhe shënuam 3 gola, ndeshja ishte e vështirë.”

“Vendi i parë, dy fitore radhazi, asnjë humbje? Është kënaqësi që jemi në vend të parë por jemi ende në garë, e cila është e gjatë dhe shumë e fortë. E meritojmë sepse kemi dhënë maksimumin dhe kemi sakrifikuar shumë, por tani kemi detyrë të mbajmë këtë vend.”

“Qetësia në skuadër pas vendit të parë dhe gabimeve të rivalëve? Jemi të qetë dhe qetësia në futboll vjen në bazë të rezultateve. Për momentin t’i gëzohemi kësaj që arritëm sot dhe më pas të mendojmë për vazhdimësinë sepse ajo është shumë e rëndësishme.”

“Zëvëndësim i Musollit me Gurin? Ishte ndryshim i përgatitur që në stërvitje sepse unë kisha dhe Demën të gatshëm, por asgjë nuk ndodh rastësisht në futboll.”

“Ekuilibrat mes mbrojtjes dhe sulmit? Në mbrojtje kemi qënë shumë mirë dhe kemi patur shumë ekuilibër mes fazave sulmuese dhe mbrojtëse.”

“Skuadra e mirë në Superiore? Punojmë çdo ditë që të jemi në fund të Superiores më të mirët, por tani jemi në garë dhe rruga është shumë e gjatë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.