Gjoka: Ndeshje shumë e mirë, jam i kënaqur

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, u shpreh se ishte një ndeshje shumë e mirë, ndërsa theksoi se është i kënaqur me ekipin e tij.

“Ndeshje shumë e mirë, i pati të gjitha, prandaj deri diku jemi të kënaqur. Mendoj se sidomos në pjesën e dytë, nga minutat 70′ deri në 90′, krijuam raste dhe lojë dhe duhej të ishim më të qetë, sepse i kishim mundësitë të fitonim.

Megjithatë, tensioni ishte i madh dhe rëndësia e takimit shumë e madhe.”

“Goli i anuluar për pozicion jashtë loje i sulmuesit Emini? Pak rëndësi ka tani, nëse ishte apo jo pozicioni jashtë loje, sepse nuk kthejmë dot gjë pas.”

“Sulmi nuk ka probleme, kemi punuar mirë, edhe mesfusha krijoi shumë volum loje dhe raste, por është edhe çështje fati.”

Mbrojtja nxitohet në shumë raste? “Natyrisht, duhet të jemi më të qetë, por nuk është një problem i madh. Është pjesë e lojës sonë që të luajmë sa më shpejt, për ta kapur kundërshtarin në befasi, por jo gjithmonë bëhen saktë veprimet.”

“Partizani ishte shumë i rrezikshëm në sulm, por zgjodhëm vetë që të mos përforcoheshim në fazën mbrojtëse, duke rrezikuar. Nuk më interesonte të mbroja barazimin, prandaj rrezikuam me shpresën se do të merrnim 3 pikët.”

Skënderbeu me pikë të barabarta? “Asnjë problem, kemi qenë edhe më parë pas Skënderbeut, ose me pikë të barabarta. Ka ende shumë ndeshje, është herët për të parë renditjen”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.