Gjoka: Nuk kam frikë Partizanin, kemi sulmin më të mirë

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Njeriu i stolit verilindor, duke folur për “Supersport”, ka bërë këtë prognozë të ndeshjes:

“Jemi një skuadër e pathyeshme dhe kjo është meritë e të gjithëve. Kemi treguar grintë dhe personalitet. Jam i kënaqur nga e gjithë skuadra, nga ecuria e jashtëzakonshme që kemi pasur, e cila na ka bërë të jemi lart moralisht. Sa i përket përplasjes direkte me Partizanin, personalisht mendoj se duhet të bëjmë lojën tonë, të mos shpikim asgjë. Le të jemi të kujdesshëm dhe tejet cinikë, që ta kërkojmë rezultatin sa më të qartë teknikisht e taktikisht. Partizani është një rival i denjë. Në të tilla ballafaqime me tension të lartë nuk vendos individi, por kolektiviteti dhe skuadra. Kam shumë respekt për Partizanin, sepse kështu di ta trajtoj kundërshtarin. Në këtë mënyrë ke respekt edhe për djersën e punën tënde. Frikë nuk kemi.

Thumbimet e Malotës? Nuk kam përgjigje për të. Sigurisht, çdo lojtar i jep skuadrës së tij moralin dhe forcën, ndaj shumë mirë ka bërë. Por, të mos harrojmë që ne jemi një skuadër që po bëjmë mirë gjatë gjithë sezonit, kemi dy sulmues si Pejiç dhe Emini. Po t’i mbledhësh bashkë, janë shumë gola. Mendoj se kemi lokomotivën më të fortë të skuadrave shqiptare, sa i përket sulmit. Kam shumë besim te titulli dhe këtë e mbështes në dy pika. E para është e gjithë skuadra, që për 10 muaj ka dhënë gjithçka për këtë objektiv. E dyta është se besoj te personaliteti dhe përvoja e skuadrës, e cila i ka të gjithë komponentët për të dalë kampion. Skënderbeu? Është në garë dhe personalisht mendoj që është i frikshëm, sepse po pret me padurim të gabojë dikush nga ne, për të na goditur”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU