Gjoka: Po punojmë fort. Duam kalimin e turit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur për sajtin e klubit pas javës së parë të përgatitjeve në Kaprun të Austrisë. Tekniku vlerëson maksimalisht stërvitjen dhe beson se skaudra ka marrë maksimumin, megjithatë ka ende punë për të bërë:

“Kjo javë e parë stërvitore në Austri ishte baza e vazhdimit të dy javëve që lamë në Tiranë. Ishte një javë e ngarkuar fizikisht, pasi patëm dhe takime miqësore. Gradualisht po vijmë aty ku ne kërkojmë, ekipi vazhdon të jetë i ngarkuar fizikisht, por gjithsesi gjatë gjithë kohës me mendimin dhe idenë për të qenë gati për ndeshjen kryesore, që të gjithë mezi po e presim, pra atë të datës 12 korrik, për të arritur me gjithë mundësitë tona një sukses. Deri më tani prurjet e reja kanë dhënë impakt pozitiv, këtu mund të flasim për Alberto Serran, i cili që në ndeshjen e parë me Botosanin dha një impakt shumë pozitiv, por mendoj se i duhet dhe fare pak kohë që të përshtatet me filozofinë tonë, me lojën në grup dhe me Shametin veçanërisht.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU