Gjoka: Skuadra po ecën hap pas hapi, duam të ecim lart

0
SHPËRNDAJE

ernest-gjokaTrajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Laçin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u kënaqet sukseseve dhe kryesimit të kampionatit pas fitores 2-0 ndaj Laçit, ndërsa pohon kjo është më e rëndësishme edhe se mungesa e golave nga Pero Pejiç në ndeshjet e fundit.

“Pejiç? Është diçka normale, në një ndeshje futbolli humben dhe raste. Uroj që Pero ta ketë ruajtur golin për javën e ardhshme. Janë gjëra që ndodhin; nuk shënoi Pero, e bënë Emini dhe Matija. Çdo gjë normale”.

“Rivaliteti në skuadër? Nuk është çështje rivaliteti, por botëkuptimi. Përderisa themi që kemi një ekip që kërkon gjithçka, atëherë duhet të kemi edhe lojtarë profesionistë të cilët duhet të japin më të mirën kurdo që skuadra ka nevojë. Këtë ata po e bëjnë dhe skuadra po ecën hap pas hapi”.

“Vend për përmirësim? Duam të bëjmë sa më mirë dhe të ecim sa më lart e sa më larg. Kjo është ajo që kërkoj me shumë dëshirë e me shumë këmbëngulje. Nuk e di çfarë mund të bëjmë tjetër”.

“Euforia? Është mëse normale në futboll që një ekip të kalojë në eufori pasi nuk ka humbur asnjë ndeshje. Por mendoj që ne nuk kemi kohë të kalojmë në eufori. E dimë se çfarë na pret të dielën. Ky kampionat ka një gjë të mirë që na ndihmon mua dhe stafin, pasi na mban të karikuar gjatë gjithë kohës. Sapo kalon një ndeshje e vështirë, vjen një tjetër akoma më e vështirë. Këtë e dimë të gjithë, nga unë deri te lojtari i fundit”.

“Derbi? E thashë edhe dje në konferencë, që ne jemi shumë të ftohtë ndaj rezultatit të derbit. Ne duhet të shohim punën tonë; në qoftë se vazhdojmë bëjmë mirë, nuk na interesojnë të tjerët”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.