Gjoka: Tek Kukësi ka harmoni, ska çështje “Hasani”

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Te Kukësi nuk ka asnjë çështje “Hasani”, apo pakënaqësi nga futbollistë të tjerë përsa i përket formacionit.

Trajneri Ernest Gjoka, i habitur nga cka është diskutuar në media, siguron se tek verilindorët harmonia është e plotë dhe se vendimet që merren për të aktivizuar ose jo një futbollist merren në bazë të formës sportive dhe fizike. Në seancën stërvitore të kësaj të marte, të zhvilluar ne Pezë Helmës, ndërkohë që pjese kryesore e grupit punonte me topin, mesfushori shkodran Hasani vijonte me vrapime të lehta rreth fushës. Një provë e pakontestueshme që vërteton se mosaktivizimi i tij në takimin me Teutën lidhet vetëm me gjendjen e tij fizike.

25-vjecari madje është në dyshim për takimin e radhës me Tiranën, që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”. Gjithsesi për grumbullimin e tij për takimin e radhës do të vendoset pasi të shihet se si do të jetë gjendja e tij në ditët në vazhdim.

Në fakt problemet me dëmtimet vijojnë të jenë serioze në kampin verilindor. Kushtrim Lushtaku nuk ishte i pranishëm në Pezë Helmës pasi ka vijuar me fizioterapinë, ndërsa Pashaj dhe Greca janë stërvitur veçmas. Të tre keta lojtarë, plus Lena që është i pezulluar për arsye kartonësh, do të jenë mungesa të sigurta ndaj bardhebluve.
Gjithsesi këto për Gjokën problemet me individë të vecantë nuk mund të jenë alibi, pasi një skuadër pretendente për titull duhet të ketë një organikë të pasur për t’i përballuar të gjitha problematikat që lidhen me dëmtimet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.