Gjoka: Teuta luajti me kujdes, duhet të tregojmë karakter

0
SHPËRNDAJE
Loading...

ernest-gjokaTrajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, është dukur tepër i gëzuar pas fitores, ku theksoi se kundërshtari luajti me shumë kujdes, por gjithashtu tha se ekipi i tij duhet të tregojë karakter dhe personalitet në fushën e lojës.

Janë ndeshje që tregojnë karaktër, dhe tregojnë që ne duhet të shkojmë aty ku kemi thënë”

“Kundërshtarshri luajtu me kujdes. Pas pjesës së parë kërkuam markim më agresiv. Duhet të ishim ne më agresiv për t’i hequr asaj armën e saj të fortë. Kishim ardhur për tre pikët”.

“Duhet të luanim nga pjesa e parë me të njëjtën dëshirë. Që në fillim duhet të jemi agresivë pasi jemi skuadër pretenedente. Duhet ta rrisim atë gradualisht dhe të tregojmë karakter dhe personalitet”

“Postimi i Duros? Nuk kam asnjë përgjigje. Ai ka arritur rezultate të mira. Është kolegu im, dhe kur ka rezulate i duhen dhënë meritat. Nuk kam sfidë me asnjë koleg. Sfidën e kam me veten time”.

“Të krijojmë më shumë? Sot kemi krijuar shumë raste sot. Gjithsesi kjo skuadër po rritet çdo ditë”.

“Njeriu i ndeshjes? Nuk ka individë. E gjithë skuadra. Nëse do të dalësh kampion, duhet të kesh një grup më të mirë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.