Gjoka: Titulli? Duke mundur rivalët direktë

0
SHPËRNDAJE

Vetëm fitorja me Skënderbeut bën që të harrohen sa më parë dy pikët e lëna me Korabin në “Zeqir Ymeri”. Zhgënjimi i një sfidë të dominuar nga Kukësi, por që nuk u reflektuar me maksimumin e pikëve, sipas trajnerit Ernest Gjoka mund të fshihet duke mposhtur një rival direkt për titullin kampion.

Trajneri Gjoka, kapiteni Hallci, dhe zevendes kapiteni Shameti ne konference per shtyp

“Jemi të zhgënjyer që nuk arritëm të fitonim ndaj Korabit, edhe pse patëm shumë raste për të shënuar dhe mbyllur ndeshjen. Për këtë arsye fitorja me Skënderbeun në fushën tonë merr më shumë vlerë. Duke marrë maksimumin më Skënderbeun, shlyejmë gabimet që bëmë me Korabin.”

Presidenti Gjici ka qenë i prerë në analizën pas barazimit me dibranët, kërkon me cdo kusht fitore në dy ndeshjet e radhës për ta mbyllur fazën e parë në krye të klasifikimit. Gjoka siguron se futbollistët e tij nuk ndiejnë presion, përkundrazi po e përgatisin me shumë qetësi dhe seriozitet këtë superpërballje të javës së 17-të.

“Unë nuk shoh presion te futbollistët e mi por dëshirë për t’u kthyer sa më shpejt te fitorja. Objektivi ynë është kreyn e renditjes dhe kjo vjen duke e mposhtur Skënderbeun.”

Statistikat e përballjeve me Skënderbeun në “Zeqir Ymeri” favorizojnë ndjeshëm Kukësin, por Gjoka nuk sheh ndonjë ndryshim me takimin e fazës së parë të luajtur në Korcë. Trajneri kryeqyetetas i beson shumë mbështetjes së tifozëve të zjarrtë verilindorë, që në cdo ndeshje të zhvilluar në “Zeqir Ymeri” mbeten lojtari i 12-të i skuadrës.

I vemti lojtar në dyshim për ndeshjen me Skënderbeut është Ylli Shameti, që po kalon një gjendje gripale. Për aktivizimin e tij do të vendoset pas seancës së fundit që do të zhvillohet në Zeqyr Ymeri./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.