Gjoka: Titulli i vështirë, duhet shumë punë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Një sezon që nisi me suksesin në Superkupën e Shqipërisë dhe më pas me dy fazat e para pa asnjë humbje. Kukësi ka jedhur kandidaturën për titullin e parë në Kategorinë Superiore duke përshkuar një rrugë të sigurt në 18 ndeshje. Asnjë humbje dhe një skuadër e kolauduar dhe me karakter. Strategu i kësaj skuadre, Ernest Gjoka, e pranon se asgjë nuk është surprizë për të në këtë fundviti kur mund të bëhen qetësisht edhe llogaritë. Larg zhurmës së kampionatit dhe në prag të fazës përgatitore që Kukësi do të nisë në fillim të Janarit në Antalia, Gjoka bën një analizë të ecurisë së skuadrës së tij.

Ernest Gjoka…”Mendoj që kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe kishim mundësi të bënim edhe më mirë, por jemi brenda objektivave. E rëndësishme është çfarë do bëjmë dhe duhet të mbajmë ritmin. Kam dy pengje, ndeshjet me Tiranën dhe Korabin në Kukës ku mund të kishim marrë maksimumin e pikëve”.

23 gola të shënuar dhe vetëm 8 të pësuar. Kukësi është skuadra me sulmin më të mirë dhe me mbrojtjen e dytë më solide, por për Gjokën, kjo skuadër ka ende marzhe përmirësimi.

Gjoka…”Në futboll ka përherë marzhe përmirësimi. Nuk duhet të rrimë asnjëherë në gjendje gjumi. Kemi ende edhe shumë punë për të bërë sepse të dalësh kamipion nuk është e thjeshtë.  Asush nuk mund të thotë që në Shqipëri transfertat janë të lehta. Ne kemi qenë të kujdesshëm që të paktën të mos humbasim. Me 9 barazime jemi në vend të parë por mos harroni që ishim 8 pikë larg Skënderbeut”.

Për Gjokën nuk ka një rival më të fortë se të tjerët. Ai beson se Tirana, Partizani dhe Skënderbeu janë në lojë për titullin kampion. Ai e pranon se bardheblutë në fazën e parë e kanë vendosur në vështirësi Kukësin, ashtu si edhe korçarët dhe të kuqtë. Kur pyetet nëse skuadra ka nevojë për përfrcime në sulm, Gjoka thekson se ekipi është i plotë në fazën ofensive, por në krahun tjetër, lë të hapur derën e merkatos për emra me peshë nëse të tillë do të arrijë të peshkojë klubi. Kukësi është skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në pjesët e dyta dhe për Gjokën ka një shpjegim për këtë statistikë interesante.

Gjoka…”Jo rastësisht të fitosh ndeshjet në minutat e fundit apo në pjesët e dyta kjo tregon se skuadra ka rritje fizike. Ne kemi pasur shumë mundësi t’i zgjidhim ndeshjet që në fillim”.

Trajneri i kapionëve të dimrit thekson se tifozët janë një pikë e rëndësishme mbështetëse për skuadrën.

Gjoka…”Do të dëshironim ta kishim plotë stadiumin por kushtet ekonomike nuk janë ideale. Pa tifozë nuk mund të dalësh dot kampion”./Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.