Gjoka: Vështirësia është se tani çdo ndeshje është një finale për Kukësin

0
SHPËRNDAJE

Kukësi / Nga humbja në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, që prishi ecurinë perfekte të Kukësit në këtë sezon, tashmë vëmendja kthehet te kampionati. Aty ku veri-lindorët dhe trajneri Ernest Gjoka kanë objektivin më të rëndësishëm sezonal.

Ernest Gjoka: “Është tjetër shfaqje, tjetër përgjegjësi, tjetër qëllim… Ne e kemi thënë që në fillim, që kemi një kauzë të madhe: ajo është që të shkojmë deri në fund të garës. Përgjegjësia dhe përqendrimi ndoshta ndikuan në ndeshjen e Kupës, sepse duke qenë maksimalisht të angazhuar në kampionat, ndoshta e ulëm pak përqendrimin në ndeshjen e Kupës”

Edhe pse Kukësi luan si skuadër pritëse, ndeshja përballë Teutës mbetet një sfidë delikate, prej përforcimeve dhe karakteristikave të lojës së kundërshtarëve.

Ernest Gjoka: Është ndeshje shumë e vështirë, një ndeshje kyçe. Është sfida ndaj një rivali shumë të fort, që kërkon të dalë nga zona e ftohtë. Ata janë një skuadër që kanë bërë merkato të mirë, por ka edhe një shpirt gare nga ajo që implementon trajneri i saj, i cili zbaton lojën agresive. Janë shumë faktorë që na e bëjnë ndeshjen mjaft të vështirë. Gjithsesi ne do të marrim masat tona dhe do jemi shumë të përqendruar në këtë ndeshje.

Edhe pse faza e tretë e kampionatit sapo ka nisur, Gjoka kërkon të mbajë maksimalisht të përqendruar skuadrën e tij, duke e cilësuar çdo ndeshje si një finale, ndërsa në fushë priitet të jenë edhe sulmuesit Pejiç dhe Emini, që gjatë mesjavës u larguan të dëmtuar nga loja në ndeshjen e Kupës.

“Vështirësia është se tani çdo ndeshje është një finale për Kukësin. Duke qenë se është finale duhet kaluar me maksimumin e rezultatit që të ruajmë edhe diferencën nga rivalët. Emini ka nisur stërvitjen me grupin, gjendjen e tij do ta vlerësojmë në vazhdimësi. Megjithatë mendoj që për këtë ndeshje duhet të sakrifikojnë të gjithë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.