GJOKË NOKA: Kalojmë ne në finale

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kupa e Shqipërisë / Besëlidhjen ende nuk e ka lëshuar euforia e kalimit në gjysmëfinale, teksa tani të gjithë në Lezhë duan finalen e Kupës së Shqipërisë.

Presidenti i klubit, Gjokë Noka, si dhe trajneri Alban Bruka, kanë folur para kësaj ndeshjeje, duke shprehur besimin maksimal se do të kalojnë në finale.

GJOKË NOKA – “Unë kam respekt për Tiranë dhe për trajnerin e saj Mirel Josa, por kur bëhet fjalë për një ndeshje me përmasa të tilla, lufta sportive nuk i fal as miqtë e ngushtë. Sigurinë në fitore e bazoj te lojtarët, te stafi teknik, që dua t’i falënderoj për ardhjen deri këtu. Shihemi në Elbasan për finalen”, ka thënë ndër të tjera numri një i klubit lezhjan në “Panorama Sport.

ALBAN BRUKA – “Optimizmin tim për fitoren ndaj Tiranës e mbështes në suksesin që skuadra ka arritur, si ndaj Partizanit, ashtu dhe ndaj Flamurtarit. Të gjithë futbollistët janë në lartësinë e duhur. Ata janë të gatshëm për t’u përballur me Tiranën si të barabartë dhe ndoshta më superiorë, pavarësisht peshës së fanellës së saj”, ka thënë ndër të tjera tekniku Bruka në “Sport Ekspres”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.