Gjoni: “Kalendari nuk duhej ndryshuar”

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Viktor Gjoni
Viktor Gjoni

Viktor Gjoni/ “E filluam ndeshjen në mënyrën më të keqe për shkak të një gabimi në mbrojtje dhe skuadra kaloi një shok psikologjik. Arritëm t’a barazonim ndeshjen, por pësuam sërish në pjesën e parë. Mendoj se barazimi do të ishte rezultati më i duhur për këtë pjesë loje. Terreni i stadiumit tonë ishte shumë i vështirë për t’u luajtur dhe ndoshta ndeshjet e mbetura do të ishin më mirë t’i luanim në një fushë tjetër. Unë personalisht nuk i kuptoj ndryshimet e kalendarit që u ndryshua 3 herë. Nëse do të luanim të shtunën, fusha nuk do të ishte në këtë nivel”, kanë qenë fjalët e Gjojit për SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.