Gjykata dënon me burg Franc Veliun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Franc-Veliu_
Veliu kur luante te Kukesi

Futbollisti Franc Veliu eshte denuar me burg nga Gjykata e kryeqytetit per shkeljen e rende te drejtimit te automjetit ne gjendje te dehur. Por lojtari i Partizanit nuk do te kryeje asnje dite ne qeli pasi ky denim eshte konvertuar ne gjobe. Ky eshte procesverbali i vendimit zyrtar:

“Deklarimin fajtor të te pandehurit Franc Veliu për kryerjen e veprës penale të “Drejtimit te automjeteve ne menyre te parregullt”,të parashikuar nga neni 291 i K.Penal dhe ne baze te kesaj dispozite denimin e tij me 1 (nje) muaj e 15 (pesembedhjete) dite burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i zbritet 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht te pandehurin Franc Veliu me 1 (nje) muaj burgim. Zevendesimin e denimit me burgim, per te pandehurin Franc Veliu me detyrimin e tij per pagimin e nje shume te hollash ne favor te shtetit ne shumen prej 150.000 (njeqind e pesedhjete mije) lekesh.

veliu-franc
Pas kalimit te Partizani

Ne zbatim te nenit 53/a te K.Penal kjo shume te hollash ne favor te shtetit duhet te paguhet nga i pandehuri Franc Veliu brenda 10 diteve nga data e marrjes se ketij vendimi forme te prere.

Shpenzimet proçeduriale hetimore dhe ato gjyqesore te parapaguara nga shteti lihen në ngarkim te te pandehurit Franc Veliu.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tirane brenda 10 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e shpalljes së ketij vendimi. U shpall në Tirane sot më datë 18.04.2016”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.