Gjyqtarët dhe çmimet e biletave të Superkupës

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 1-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.
Ndeshja e futbollit, Skenderbeu-Kukesi, 1-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin, Skenderbeu, ne Korce.

Në prag të ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë, midis Kukësit dhe Skënderbeut, e cila do të zhvillohet sot në datë 24 gusht në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës, në ora 20.00, Federata Shqiptare e Futbollit, bën publike çmimet e biletave për këtë ndeshje.

Çmimet do të jenë:

Tribunat A dhe B çmimi do të jetë 600 lekë;

Tribunat E dhe F, çmimi do të jetë 300 lekë,

Tribunat H1 dhe H2, çmimi do të jetë 300 lekë,

Në mënyrë që të ofrojë një shërbim sa më efikas dhe çdo tifozeri të ketë mundësi të blejë sa më thjeshtë biletat për skuadrën e saj, FSHF në akord me klubet, ka bërë këto ndarje tribunash:

Tifozeria e Klubit “Skenderbeu” në tribunat A1, A2, H1 dhe H2

Tifozeria e Klubit “Kukësi” në tribunat B1, B2, E dhe F.

Shitja ka filluar në biletarinë fizike në stadiumin “Selman Stermasi” dhe në biletarinë online në faqen zyrtare të FSHF-së.

Si edhe në eventet e mëparshme, FSHF këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë biletat vetëm në pikat e autorizuara të shitjes, në mënyrë që të evitohen çdo parregullsi dhe në menyrë që çdo tifoz të jete i sigurtë për pjesëmarrjen e tij në këtë event.

Ndërkohë mësohet se ndeshja do të gjykohet nga Lorenc Jemini me ndihmës Denis Rexha, Ilir Tartari, Rejdi Avdo, Andi Koci dhe Emirjon Sino.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.