Godet Bylis, zyrtarizon dy afrime cilësore

2
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Bylis ka arritur të bëjë një goditje dyshe në merkato duke forcuar kështu akoma më shumë ekipin. Drejtuesit e skuadrës ballshiote kanë mbajtur premtimet e merkatos teksa tashmë kanë kompletuar skuadrën në çdo repart duke bërë që tashmë ky ekip të ketë mundësi për të luftuar për objektivin. Lojtarët më të rinj që kanë firmosur me Bylis janë Stivi Frashëri dhe Juan Varea. Portieri korçar rikthehet kështu tek ish ekipi pas gati 18 muajsh nga largimi i tij në sezonin që Bylis u përjashtua nga Superiorja. Korçari nuk e ka pasur të vështirë për të vendosur që të rikthehet tek ekipi ku ka hedhur hapat e mëdha në karrierë.

Stivi Frashëri kur luante për Bylis
Stivi Frashëri kur luante për Bylis

Pas largimit nga Tirana në këtë muaj, Frashëri ishte mes kalimit në Lituani ose rikthimit tek Bylis, gjë të cilën lojtari e kishte deklaruar vetë. Tashmë ai do të veshë fanellën e ballshiotëve për t’u rikthyer ndoshta edhe njëherë në nivelet e mëparshme pas një periudhe negative të kaluar tek bardheblutë kryeqytetas. Ndërkohë afrimi i dytë është ai i argjentinasit, Juan Manuel Varea. 29 vjeçari mbërriti për t’u provuar, por duket se ai ka bindur menjëherë drejtuesit e skuadrës ballshiote për cilësitë e tij.

Juan Manuel Varea
Juan Manuel Varea

Manuel Varea ka një eksperiencë të madhe në disa klube të njohura boshnjake, por ka luajtur edhe në Argjentinë teksa në fillimet e karrierës ka qenë pjesë e skuadrës së njohur, Velez. Juan Manuel Varea shihet si një afrim i goditur pasi lojtari mund të luajë në dy role, atë të sulmuesit të dytë si edhe atë të fantazistit duke qenë kështu një vlerë e shtuar për ekipin ballshiot. Trajneri Adnan Zildzovic do të ketë tashmë në urdhërat e tij një ekip të kompletuar, pasi edhe nga Skënderbeu pak ditë më parë mbërriti në formë huazimi edhe mbrojtësi Albi Alla.

andi

2 KOMENTET

  1. shqiptari: cdo koment pranohet, vetem ne rast se eshte me permbajtje raciste ose banale. nese nuk eshte miratu ndonje koment eshte bere per efekt kohe ngaqe ndosha nuk e ka pasur askush nga admimistratoret mundesine

Comments are closed.