Godet me grusht gazetarin, Meksika shkarkon trajnerin Herrera

0
SHPËRNDAJE

Miguel-Herrera

 

Nuk mund të mos përfundonte me një shkarkim aventura e trajnerit Herrera në stolin e Meksikës. Herrera që sapo shpalli fituese të Gold Cup kombëtaren e vendit të tij Meksikën, në fluturimin e kthimit ka goditur me grusht një gazetar të TV Azteca. Shkarkimi i Herreras është komunikuar nga presidenti i Federatës Meksikane Decio De Maria. Meksikani ishte në drejtimin e Kombëtares që prej tetorit 2013 dhe veç fitores së fundit në Gold Cup, bëri një paraqitje dinjitoze edhe në Botërorin e 2014-ës në Brazil.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.