Godet Skënderbeu, merr një sulmues të kombëtares bullgare

0
SHPËRNDAJE

Ventsislav Hristo
Ventsislav Hristo

Superiorja/ Skuadra e Skënderbeut duket se i ka lënë për në fund goditjet e mëdha të merkatos. Korçarët pasi nuk gjetën atë që kërkonin nga brazilianët e shumë përfolur, tani e ka gjetur në Bullgari. Skënderbeu ka arriur të afrojë në skuadër për ndeshjet e Champions League sulmuesin Ventsislav Hristov. Lojtari vjen nga kroatët e Rijekës dhe është 26 vjeç. Ai është aktivizuar edhe 5 ndeshje me kombëtaren e Bullgarisë ku ka shënuar edhe një gol.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.