Godet Vllaznia, “rrëmben” edhe Jetmir Sefën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Jetmir Sefa është lojtari më i fundit që bashkohet me skuadrën e Vllaznisë. Lojtari ka lënë ekipin e Tiranës, dhe tashmë do të veshë fanellën kuqeblu. Ekipi shkodran po tregohet gjithnjë e më shumë aktiv në këtë fund të merkatos, teksa vetëm ditën e sotme ka siguruar afrimin e dy lojtarëve. Jetmir Sefa sezonin e fundit u aktivizua tek ekipi i Tiranës në fazën e dytë teksa fazën e parë ishte pjesë e Laçit. Me këtë afrim Vllaznia konsolidohet akoma më shumë edhe në mesfushë, dhe tani duket gati për të perballuar një sezon të vështirë që ka përpara. Sefa është një përforcim mjaft i mirë për një ekip në vështirësi si Vllaznia.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.