Goditi Diego Costan, mesfushori i Tottenham rrezikon 10 javë dënim

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Mesufushori i Tottenham, Mousa Dembele rrezikon një dënim të rënë nga Federata Angleze.

Lojtari i Belgjikës mund të dënohet deri në 10 ndeshje pas atij veprimi të turpshëm ndaj Diego Costës në ndeshjen Chelsea – Tottenham që u mbyll me shifrat 2-2, rezultat ky që shpalli kampion Leicester City.

Pas shumë përleshjeve gjatë gjithë takimit, Federatës Angleze të Futbollit i ka rënë në sy ai gjesti aspak sportiv i mesfushorit të Tottenham, Mousa Dembele, i cili kapi për fytyre Costën.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, Dembele nuk ka shpëtim pasi ai pritet të dënohet deri në 10 ndeshje, ku do t’i duhet t’i vuajë edhe në e ardhshëm, pasi për këtë sezon kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.