Gokhan Inler, letër lamtumire ekipit të Napolit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Serie A/ Gokhan Inler është larguar nga Napoli pas plot 4 sezonesh, por e ka patur mjaft të vështirë të largohet pa lënë një letër lamtumire. Lojtari me origjinë turke, por që përfaqëson Kombëtaren zviceriane ka firmosur një kontratë me ekipin e Leicester City e cila do t’a mbajë atë në Premier League për plot 3 vjet. Në letrën e tij të hapur, Inler shkruante:
image
“I dashur Napoli! Është e vështirë, shumë e vështirë pas 4 vitesh që të largohem. Çdo gjë këtu është e mrekullueshme, dhe unë betohem se do t’a mbaj në zemër gjithmon këtë dashuri të brëndëshme. Do të më shoqërojë çdo dit në mëndjen dhe lëkurën time. Është një ndjenjë unike dhe një zë që të përkëdhel shpirtin. Napoli është i ëmbël, aq i ëmbël sa duhet ta kërkosh pas çdo gjëje. Unë e di, e pashë, e zbulova, e dashurova dhe e mbylla me çelës në zemër. Kjo është toka ime. “Ciao” të gjithëve. Gjithmonë Forza Napoli.”

Letra e plotë e Inler drejtuar Napolit
image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.